Presidenti francez Macron reagon për refendumet e Rusisë në Ukrainë: False! Një tjetër provokim

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka quajtur një tjetër provokim, planet e Moskës për të mbajtur “referendume të rreme” në territoret e pushtuara nga forcat ruse në Ukrainë.

“Kjo nuk ka asnjë bazë ligjore”, tha Macron përpara fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork.

Ideja e organizimit të referendumeve në territoret që kanë përjetuar luftë është shenjë e cinizmit”, theksoi Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe të respektojë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron tha se ai i konsideron referendumet e rreme një imitim dhe parodi të një procesi demokratik. “Nëse nuk do të ishte tragjike, ne do të qeshnim”, shtoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?