Presidenti Hollande bën thirrje për krijimin e një qeverie të eurozonës

 

Presidenti francez, Francois Hollande, ka bërë thirrje për krijimin e një qeverie të eurozonës, në mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin në projektin evropian

Kjo ide fillimisht ishte vënë nga ish shefi i Komisionit Evropian, Jacques Delors, por sot Hollande e ringjalli duke propozuar “një qeveri të eurozonës, me një buxhet të veçantë, si dhe një parlament që do të sigurojë kontrollin e tij demokratik,” raporton Reuters, transmeton Gazeta Blic.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se 19 vendet anëtare të eurozonës kishin zgjedhur të hynin në bashkim monetar, sepse ajo ishte në interesin e tyre, por që askush nuk kishte ‘marrë përgjegjësi në rast të daljes nga ajo.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Hollande tha se Evropa kishte lënë institucionet e saj të bëhen më të dobëta dhe ka pranuar 28 anëtarët e BE-së, në mënyrë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të ecin përpara.

“Ajo që na kërcënon nuk është rritja e Evropës, por pamjaftueshmëria e saj,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?