Presidenti i “Focus Media News”, Irfan Hysenbelliu takohet me Antonio Notto të “Notosondaggi”

Në një takim të rëndësishëm të zhvilluar sot paradite në Romë, pronari i “Focus Media News” z.Irfan Hysenbelliu ka diskutuar me Antonio Noto, pronarin e kompanisë prestigjioze Notosondaggi, lidhur me bashkëpunimin e ri me News24 për realizimin e sondazheve të rëndësishme mbi zgjedhjet në Shqipëri

Më 14 prill 2024, Notosondaggi dhe News24 do të bëjnë publike sondazhet e para, të realizuara në shkallë vendi dhe gjatë bisedës, u theksua rëndësia e saktësisë dhe besueshmërisë së sondazheve që do të realizohen, duke pasur parasysh që Notosondaggi ka arritur një nivel të jashtëzakonshëm të saktësisë prej 99% në të gjitha kërkimet dhe analizat e kryera.

Notosondaggi është një kompani e njohur në fushën e kërkimeve dhe sondazheve, me një histori të gjatë të suksesshme në nivel ndërkombëtar. Kompania ka ofruar sondazhe të besueshme për zgjedhjet në shumë vende të Europës, duke përfshirë Parlamentin Evropian dhe zgjedhje kombëtare të rëndësishme. Për më tepër, ajo është e njohur për prezencën e saj në mediat kryesore, duke ofruar rezultate të sondazheve në emisione të njohura si “Porta a porta” në RAIUNO.

Bashkëpunimi i ri me News24, ka për qëllim realizimin e sondazheve për zgjedhjet në Shqipëri, duke ofruar publikut rezultatet më të sakta dhe të besueshme. Ky partneritet është i rëndësishëm për të siguruar një pasqyrë të qartë dhe transparente të situatës politike në vend, duke mundësuar qytetarëve të kenë informacion të besueshëm për proceset zgjedhore.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për të siguruar që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë të kuptojnë më mirë zhvillimet politike dhe sociale në vend, duke mbështetur procesin demokratik në Shqipëri.

SHKARKO APP