Presidenti i kërkoi dorëheqjen deri të hënën, reagon Etilda Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i është përgjigjur akuzave të Presidentit Ilir Meta si pjesëtare e grupit të strukturuar kriminal në grushtin e shtetit që po orkestrohet nga vetë kreu i Qeverisë Edi Rama.

“Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit  botërisht të njohur të kësaj reforme jetike! Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër.

E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallëzim penal për mua; një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!”, shprehet ministrja Gjonaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?