Presidenti i Këshillit Europian: Duhet një sinjal i qartë për Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel thotë se është e nevojshme të jepet një sinjal i qartë me unanimitet për zgjerimin vendeve si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Gjatë një takimi me Kryeministrin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, ai tha se, “një temë tjetër e rëndësishme që ju duhet të diskutoni në javën tjetër, dhe ne do të vazhdojmë diskutimin që filluam disa muaj më parë është procesi i zgjerimit”. Për më tepër, ai pohon se ”Unë mendoj se është shumë e rëndësishme të japim një mesazh të qartë, një pozicion të qartë, kemi nevojë për më shumë siguri, më shumë stabilitet në botë në përgjithësi, por edhe tek fqinjët tanë. Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të diskutojmë midis liderëve mundësinë për të modernizuar procesin e zgjerimit nga njëra anë dhe mundësitë që të japim me unanimitet, një sinjal të qartë për vendet e ndryshme si Shqipëria, apo si Maqedonia e Veriut”.

SHKARKO APP