Presidenti i Këshillit Europian luan basketboll në zyrën e Ramës: S’ka mundësi (VIDEO)

Në vizitën e tij në Tiranë, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka vizituar edhe zyrën e kryeministrit Edi Rama. Michel është habitur nga vizatimet në mur, ndërkohë që Rama i tregon edhe skulpturën e Abraham Lincoln, ku e ka shoqëruar edhe me një ironi për Dondald Trump. Por Presidenti i Këshillit Europain është befasuar shumë kur ka parë që në zyrën e Ramës kishte edhe topa basketbolli, madje dhe kosh. Ai ka bërë një kosh ndërkohë më pas ka marrë si dhuratë një libër.

Edi Rama: Ja zyra ime.

Charles Michel: Sa interesante vizatimet.

Edi Rama: Këtu ndodh gjithçka, aty është Abraham Lincoln që lexon tweetet e Donald Trump.

Charles Michel: Ja dhe topat e basketbollit, mungon koshi.

Edi Rama: Shiko ku i ke dhe topat e tjerë.

Charles Michel: S’ka mundësi.

Edi Rama: Do ta provosh.

Edi Rama: Ky është një libër që do të doja ta lexoje, është një libër shumë i bukur, i shkruar nga një grua shqiptare që punon në LSE, është filozofe dhe ka shkruar një libër për fëmijërinë e saj në Shqipërinë komuniste.

SHKARKO APP