Presidenti i OSBE-së, vizitë zyrtare në Tiranë
Aktualitet E Diel, 26 Shtator 2021 11:01
Ministri në detyrë Gent Cakaj do të presë sot në orën 09:15, në një vizitë zyrtare në Tiranë Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák. Në përfundim të takimit, ora 10:00 ministrat Cakaj dhe Lajčák do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë në orën 11:40, Presidentin e OSBE-së do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
KOHA JONË SONDAZH

