Presidenti i ri/ Alibeaj: Nuk kemi caktuar rregullat, pastaj të shohim për emrat

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj pas takimit me Taulant Ballën në Kryesinë e Kuvendit, tha se për çështjen e presidentit, transparenca është ilaçi kundër pazareve.

”Unë mendoj që vetëm transparenca është ilaçi më i mirë kundër çfarëdolloj pazari. Ju dhe publiku e doni këtë. Për këtë arsye nesër ora 10:00, jeni të ftuar për të parë qëndrimin. Duam të jetë një proces në shërbim të shqiptarëve.

Nesër salla është e hapur për të gjithë. Unë kam durimin që t’i diskutojmë të gjithë hap pas hapi, e kuptoj shpejtësinë që do Balla, por besoj që kushtetuta thotë 1 gjë, që 3 raundet e para duhet shumica e cilësuar. Ne kemi pacaktuar rregullat, pastaj emrat. Le ta shohim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?