Presidenti i ri, Andoni: Rama e largoi kandidaturën nga Parlamenti, është më afër ushtrisë

Kush do të jetë Presidenti i ri? Analisti Ben Andoni thotë se kryeministri Edi Rama i ka ndryshuar shpesh identikitin e Presidentit të ri dhe theksoi se procesi është qesharak.

”Vështirësia e Alibeaj është e madhe dhe do vështirësohet të shtunën. Me numrat që ka parlamenti janë vetëm 5 kandidatura. LSI është pikën më të ulët për shkakt të rezultateve, dhe përçarja e PD është evidente.

Ajo që po prezanton PS de juro është në rregull. Përsa i përket formës është shumë e mirë. Për cilësine e procesit është qesharak, ka prodhuar emra pa fund. Rama e ka ndryshuar identikitin. E largoi kandidaturën nga parlamenti, është më afër ushtrisë, botës akademike”,-tha në ”MNC TV”.

SHKARKO APP