Presidenti i ri, Balla rrëzon propozimin e Alibeajt. Maksimalist dhe i pavend
PS-ja hedh poshtë draftpropozimin për zgjedhjen e Presidentit, të hartuar nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Propozimi i tyre është maksimalist. Më duket pavend, që në një tryezë t’i thuash tjetrit se nuk ka të drejtë të propozojë”, tha Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar i PS-së, njëherësh edhe pjesë e ekipit të PS për çështjen e kreut të ri të shtetit.
Procesi i zgjedhjes së Presidentit pritet të nisë ditën e martë, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, me miratimin e agjendës parlamentare për votimin e kandidaturave.