Presidenti i ri, Bylykbashi: Do të përcaktojmë përfaqësuesit që do të negociojnë me PS
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka lexuar draft rezolutën që pritje që të miratohet. Kurse anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Kapexhiu hapi sot mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Kapexhiu zbardhi edhe pikat e rendit të ditës.
“Draft rezolutën për miratim mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Më 24 korrik i mbaron mandati. Kuvendi dihet të nisë procedurat jo më vonë se 60 ditë para fundit të mandatit. Këshilli Kombëtar i PD-së vëren se mazhoranca në mënyrë sistematike ka kapur pushtete e pavarura përfshirë atë të drejtësisë duke rrënuar sistemin kushtetueses të kontrolleve dhe balancave Rama kontrollon 90% të pushteteve publike dhe kapja e sistemit do siguronte kontroll abosolut.
Zgjedhja e presidentit ka rëndësi në kuadër të rikrijimit Akt sovranitet kushtetues që nuk duhet të përfshijë konflikt politik dhe institucional, por qeverisjen e përgjegjësi ndaj popullit. Një proces i njënashëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur. PS po përpiqet që të krijojë një proces fars duke përpjekje ti përcaktojë përfaqësuesit e opozitës. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e pa mandatar PS po përpiqet në dukje konsensualtit të rremë. PD e denoncon këtë sjellje që dëmton legjitimitetin e procesit dhe besueshmërinë e presidentit të ardhshëm.
Vendos:
PD do shpreh vullnetin për zgjedhjen e president të Republikës me votën e deputetëve të grupit parlamentar.
Mandatohet komisioni i përkohshëm i Rithemelimit të PD-së të caktojë përfaqësuesit për gjetjen e një qëndrimi të përbashkët me partitë e tjera.
Çdo qëndrim që bie ndesh me këtë rezolutë detyruese nuk përfaqësojnë PD në procesin e zgjedhjes së presidenti”, tha Bylykbashi.