Presidenti i ri, Çollaku në mbledhjen e grupit të PD: Të marrim pjesë në tryezë për të zgjedhur kandidatin
Aktualitet E Enjte, 5 Maj 2022 18:11
Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku thotë se të gjitha palët të ulen në tryezë me PS-në, kjo për zgjedhjen e Presidenti të ri, në mënyrë që të jetë figurë me integritet. “Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet”, tha Çollaku në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, që vijon të mbahet në selinë blu.