Presidenti i ri, deputeti Luçiano Boçi: Rama do të emërojë një person që i bindet

Maxhoranca i ka votat për të zgjedhur Presidentin e ri, ndaj dhe PD nuk është e interesuar. Mungesën e interesit për këtë proces e konfirmon edhe deputeti Luçiano Boçi, i cili tha se ka bindjen se do të jetë një person i emëruar që do t’i bindet urdhrave të Edi Ramës.

“Opozita nuk ka interes të madh për çështjen e Presidentit. Edi Rama ka kapur të gjitha pushtetet, i kishte mnbetur Presidenti.

I ka ardhur momenti dhe nuk kam asnjë dyshim që do ta kapë përmes emërimit në atë post sepse zgjedhje nuk ka të një personi që i bindet atij. Do të jetë një person i emëruar nga Rama. Kështjella e fundit e një pushteti të pavarur bie në Shqipëri por nuk ndryshon asgjë.

Shqipëria është në një regjim që drejtohet nga një bandë e organizuar e cila ka dalë me duart në xhepat e shqiptarëve duke vjedhur me afera korruptive, megaskandale, për të cilat të jetë i bindur se një ditë ai dhe banda e tij do japin llogari”.

SHKARKO APP