Presidenti i ri, Enkelejd Alibeaj: Mazhoranca nuk i ka votat
Kreu i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se është detyrim i opozitës që të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Po ashtu ai thotë edhe se mazhoranca nuk i ka 71 votat që duhen.
”Është detyrim i opozitës të mos shmangej nga procesi i zgjedhjes së Presidentit, të mos bojkotonte. Është një sfidë që duhet t’i shkojmë përballë. Mazhoranca kurrë nuk i ka 71 vota, me çfarë i ka? Me tre mandate të Tom Doshit? Me dy mandate të Aqif Rakipit? Apo me të tjerë që i ke pas qelisë? Të krijojmë një kulturë të re dhe të futemi në të me moral. Ne u ofruam me një dokument me ca rregulla të thjeshta. Sapo emrat që ishim thjesht propozime fillestare dolën, ditën tjetër PS u tërhoq, Rama u tërhoq”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u përgjigj se mazhoranca i ka numrat e duhur për të vendosur Kreun e ri të Shtetit.