Presidenti i ri, Gjekmarkaj: Babo një ditë më pas i telefonon Bake xhanit
Nga: Agron Gjekmarkaj
Babo një ditë më pas i telefonon Bake xhanit
Fati i cili nuk ndihmon guximtaret, por zyrtaret e desh që keto mejtime ti shkruaj hipur në balonë duke udhetuar drejt Romes si sadrazem mbi sokak. Po ikim me zemren plot. Njerzit janë më të qetë se zakonisht. Pas kanë lënë një hall të madh, dilemat e pikepyetjet që e shoqeronin atë mullâ. Kë Babo do të zgjedhe President të Republikes?
Kush e si do të jetë ai? Sa i gjatë , sa i hollë, sa ezmer, sa xhanan burrë, sa shakaxhi, sa mirënjohes me Babon mbi të gjitha do të jetë? Tani keto hamendesime që qeder ja bënë qejfin shoqerisë i takojnë së shkuares. Babo i cili mban në dorë kutin e gjësë, masat e perfeksionit, raportin mes formes dhe permbajtjes, dallimin mes të gjallëve e të vdekurve, duke perballuar vuajtje e mundime e vuri doren tek Gjeneral Bajram Begaj.
Ne dje parashikuam sesi në krahina të ndryshme perthyhet emri! Baçi i Republikes në Tepelene ! Barjami në Vlorë! Bake andej nga Permet Skrapari, Bomi në Tiranë. Por mesuam që Babo në telefonaten e tij sot ishte drejtuar me Bake po këtë do shtjellojmë pak më poshtë sapo të vemë në qoshet e veta ca vogelsira.
Mëqënëse u vertit llafi, se nuk na lanë rradhë ata të uruar ministrushër e ministrushe me vrapin e ngasjen engjullore, jashtë per të nxjerrë , ato fjalë zemre, atë nur urimesh, plot gufim e pjalm, ëndje e besë, shpresë e gezim që Shqiperia atë dekik paskesh pritur per ta ngjatetuar, me krahë të lehte, me bereqet e shendet të të kemi në Krye të shtetit tonë me një kokë të vetme o Bajram vellai!
Ne të opozites qysh se na ka hy dreqi në bark , mes tollovitjesh të asaj dite me vapë ca shkuam në sallë, ca ndejen në shtepi e ca në plazh duke gjykuar njëri-jatrin moralisht e politikisht. Ashtu siç i ka hije një luftetari të paepur dhe jashtë çdo grupi që pretendon monopolin mbi të miren, në atë të lenduar PD por vetem në PD kam marrë në dorë flamurin kunder bojkotit të institucionit !
Me të mbeshtjellë si heronjtë e realizmit socialist , si mitralieri Sulo në luftra epike , rënda, krenar por pa entuziazem në sallen ku baballaret e nënat e kombit pleqerojnë dertet e vatanit.
U akuzuam nga miqtë puritanë se dashkemi rroga? Po ka ca rrogetarë ky shteti ynë që ato të uruara kacidhe presin në fund të muajit. Me ato i bëjnë derman jetes. Unë jam njëri prej tyre. Ma bëni hallall që e dua rrogen më shumë se,”opozitarizmin e vertetë”, në djall “idealet e medha” perballë rroges së vogel! Shyqyr që Presidenti i zgjedhur nuk na ra nga llozha tek perkulej me shtrengu qepallat me Babon.
Por shtysa e ketij meditimi nuk ishin keto kothere personale po ajo që ndodh një ditë më pas me Babon dhe të vetet! Babon sot e zu gjumi pasi rojet bënë terbiet edhe një kalinaç që lehte pa prâ ! Eh ç ma nxiu jeten mermeriti, keshtu i mbajnë fjalimet edhe ministrat e mi. Por pastaj fjeti goxha mirë!
Kur u zgjua gjet një mullar me sms që e levdonin siç dinë ata që ja dinë huqet Babos po për me shumë kanë nevojë per të! Konkluzioni ishte vetem një që si Babo ska, ai është gjeni ! U ndal vetem tek një ! Presidenti i sapo zgjedhur e falenderonte per besimin, e pyeste si ka fjetur, në është i lehtë ajri i Surrelit ! Babo i cili e tkurr dhe bymen siç do ai koinfidencen u angeshtu pak per këtë afri ! Rrufiti kafen e cila i ngjante si fytyra e thartuar e të gjithë atyre që nuk ja dolën të vinin Dvoranë në bash të vendit ! Me pasi i ra telefonit të Presidentit të sapo zgjedhur ! Nga andej ndihej atmosfera e një bisede institucionale ! Babo i ra shkurt ” unë i kam zët këta titujt dhe emrat e gjatë, po kaq edhe termat serioz si President, Gjeneral e të tjerë !
Në medyshje jam mes nofkes Baçi ose Bake xhani ! Kjo e dyta ka më sentiment dhe kolor. Edhe mua vete “i gjati” me therrasin edhe si distancë po edhe se me shohin nga poshtë ! Ashtu bej dhe ti! Gjenerali gelltitej se nuk e kishte parashikuar këtë po Babo e ka zët monotoninë ai krijon thyerje! Pastaj vazhdoi ske pse me merr shpesh në tel, porositë ti shpie me Elisen ose me Taon, megjithese këtë të fundit ja kam qepur nga pas opozites “properendimore”! Ai i mbulon keta si ky sherrxhiu Gjekmarkaj, i thotë vazhdo keshtu si properendimor se je mirë.
Keshtu qe Elisa ti sjell ç’të duhet e të thotë çfarë të bësh afer është e nuk perton! Ti per çdo hall që të kesh mos u ndal asaj rrefeja, e sa hap e mbyll sytë fap fap behet ! Po degjo se unë jam Presidenti i tha asaj ane të telefonit. E di Bake e di qe je ndoca shakxhi ja ktheu, pusho sot mos e merr me stres, hajt gjigand, hajd vella ditë të mbarë”! Keshtu e mbylli Babua paraditen dhe ne udhetimin.