Presidenti i ri, Komisioni i Rithemelimit mblidhet në selinë blu

Në orën 19:30, në selinë blu Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë mbledhjen e radhës, ku fokusi kryeso do të jetë diskutimi mbi detyrat që vendosi Rezoluta e miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar e datës 6 maj për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në Rezulotë thuhet se duhet ngritur një grup pune, që do të negociojë me partitë opozitare për emrin e kreut të ri të shtetit. Rithemelimi, thotë se do të votojnë në Kuvend kundër çdo kandidati, që propozohet nga maxhoranca.

Duke përjashtuar nga procesi, kryetarin e grupit Enkelejd Alibeaj, të cilin e shkarkuan në kuvendin e 30 prillit, rezoluta e miratuar, thotë se çdo qëndrim që bie ndesh me vendimet e Këshillit nuk përfaqëson Partinë Demokratike në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

SHKARKO APP