Presidenti i ri, nesër në orën 14:00 caktohet data për raundin e katërt

Pas dështimit në tre raundet, konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 14:00 për të caktuar datën për raundin e katërt për votimin e Presidentit të ri.

“Të nderuar kolegë, nesër ditën e martë, datë 31 maj, ora 14.00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të shqyrtojë disa çështje në rendin e ditës. Në pikën për përcaktimin e datës së votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, seanca do të transmetohet live në faqen ËEB dhe FB të Kuvendit.

Operatorët mund të ndjekin fillimin e mbledhjes së Konferencës për plane, ndërsa gazetarët mund të ndjekin mbledhjen gjatë kohës ku do të shqyrtohet çështja per zgjedhjen e Presidentit. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP