Presidenti i ri, Topalli: Rama po përdor “figurina” për të thënë që po bëjmë proces
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli hedh poshtë zërat që e konsiderojnë si kandidate të mundshme për postin e Presidentit të Republikës.
Po ashtu ajo thotë se kryeministri Edi Rama dhe maxhoranca po përdorin “figurina”, që për të po e bëjnë për të thënë se po bëhet proces.
“Në rastin konkret, nuk flitet me emra. Në këtë rast, mazhoranca po luan në dy drejtime: për të shfrytëzuar krizën opozitare dhe shoh me shqetësim që përdoren “figurina” për të thënë që po bëjmë proces. Nuk më pëlqen përdorimi i disa rasteve jopërfaqësuese”.