Presidenti i ri, Vokshi: Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar me PS
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar nga organet drejtuese të partisë për të negociuar me mazhorancën për zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Zot Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar me mazhorancën për Presidentin. Nuk është Edi Rama ai që përcakton se kush është opozita dhe se kush janë negociatorët. Ne e dimë që Rama me Bashën kanë një pakt, që vijon prej muajsh apo prej vitesh, por Kuvendi i 30 prillit tregoi se tashmë ka një opozitë të vërtetë”, tha Vokshi.
Në lidhje me situatën në parti, sipas deputetes, vetëm vota mund të bashkojë Partinë Demokratike.