Presidenti i Rumanisë Iohannis, mesazh ngushëllimi dhe mbështetje nga populli rumun
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, i dërgon një mesazh ngushëllimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Tërmeti i së martës së 26 nëntorit që goditi Shqipërinë solli bashkë me dhimbjen dhe pikëllimin e për jetët e humbura dhe dëmet e mëdha materiale, edhe mjaft solidaritet.
Në një deklaratë për shtyp presidenti Klaus Iohhanis, shprehu solidaritetin e plotë të Rumanisë me Republikën e Shqipërisë dhe përmendi faktin se Rumania dërgoi një ekip kërkim-shpëtimi në zonat e prekura.
Në mesazhin e presidentit të Rumanisë përcjellë nga Departamenti i Komunikimit Publik të presidencës së vendit mik, shkruhet:
“Me trishtim të thellë mësova për tërmetin shkatërrimtar në vendin Tuaj, me pasojë të humbjes të jetëve dhe qindra persona të lënduar.
Në këto çaste të një sprove të vështirë për popullin shqiptar, doja të përcillja në emrin tim personal dhe të Rumanisë, ngushëllime familjeve të viktimave dhe urime për shërim sa më të shpejtë për të lënduarit”.
Rumania ishte një ndër shtetet e para që shprehu gadishmërinë dhe solidaritetin në përballjen me pasojat e tragjedisë prej tërmetit që goditi Shqipërinë këtë nëntor.
Presidenti Iohannis u rikonfirmua në detyrën presidenciale që e mbante prej datës 16 nëntor të vitit 2014.
Pas raundit të dytë të zgjedhjeve të datës 24 nëntor 2019 z. Iohannis do të mbajë sërish mandatin 5-vjeçar të presidencës rumune.