Presidenti Joe Biden për Mbretëreshën e Anglisë: Shenjoi një epokë. Burim krenarie për breza të tërë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden, me anë të një komunikate zyrtare reaguan për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke e quajtur atë “burim krenarie për breza të tërë”.
“Mbretëresha Elizabeth II ishte më shumë sesa një monarke. Ajo shenjoi një epokë. Sot, lutjet tona dhe të të gjithë njerëzve në SHBA janë me popullin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Commonëealth.
Ne u shprehim ngushëllimet më të thella Familjes Mbretërore, të cilët nuk po vajtojnë vetëm Mbretëreshën e tyre, por nënën e dashur, gjyshen dhe stërgjyshen”, lexohet në komunikatë.