Presidenti: “Kumanova” të mos shndërrohet në konflikt etnik

Presidentii Nishani u shpreh sot se në takimin me presidentin Erdogan ishin ndalur dhe në ngjarjet shqetësuese në Kumanovë. Nishani tha se kriza që ka përfshirë Maqedoninë nuk duhet të përshkallëzohet. Ai tha se çështje të tilla duhet të zgjidhen me dialog sipas marrëveshjes së Ohrit.

"Duke shfrytëzuar rastin përcjell ngushëllimet për humbjet tragjike në Kumanovë dhe duke dënuar dhunën se kriza që ka përfshirë Maqedonin nuk duhet të përshkallëzohet më tej. I bëj thirrje aktorëve ligjzbatuese të hetojnë sa më parë dhe të zbardhin shpejt dhe plotësisht këtë ngjarje plot hija dhe paqartësi që ka tronditur thellë jo vetëm Kumanovën dhe qytetarët e saj të pafajshëm, por edhe rajonin dhe faktorin ndërkombëtar.

Po kështu bëj thirrje për frenimin e menjëhereshëm të përpjekjeve për ta shndërrruar këtë episod të paqartë gjithësesi të izoluar në burim konflikti të paqenë ndëretnik, dhe në vend të saj për qëndrimin e energjive për zgjidhjen e ceshjteve me dialog duke zbatuar pa ekuivok marrëveshjen e Ohrit.

Ju gjendemi pranë në solidaritet të plotë, qytetarëve të Kumanovës të cilët enden në orët e ankithit dhe pasigurisë për jetën dhe pronën e tyre duke apeluar për vetëpërmabjtje qetësi për përballjen e kësaj situatë të vështirë.

Shqipëria mbetet e vendosur për të punuar me të gjithë vendet e rajonit në shërbim të paqes, sigurisë, stabilitet të rajonit të Ballkanit", tha ai.

SHKARKO APP