Presidenti Macron foli shqip, kapiteni legjendar Lorik Cana tregon prapaskenat
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në vizitën e tij të parë në Tiranë, ka folur edhe shqip. ”Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, janë fjalët në shqip që Macron i tha gjatë darkës që kryeministri Edi Rama shtroi për të, të hënën në mbrëmje, ia mësoi një ish-futbollist, i cili është tepër i njohur në këtë vend.
Ai është ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili në një intervistë për gazetarin, Blendi Fevziu tregoi gjithashtu se ishte ftesa e Macron që ai të bëhej pjesë e delegacionit zyrtar që shoqëronte dhe presidentin francez gjatë vizitës zyrtare në vendin tonë.
Lorik Cana: Presidenti Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, iu desh 2 ose 3 herë që ta përsëriste dhe kishte mësuar.
Cana zbuloi edhe një të përbashkët mes tij dhe Presidentit Macron.
Lorik Cana: Është një fans i çmendur i futbollit dhe kemi një pasion të përbashkët që është një fans i çmendur i Marseille.