Presidenti Maqedonisë së Veriut: Deklaratat se shqiptarët janë nën 20% janë përralla

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në emisionin ‘200’ duke folur për regjistrimin e popullsisë tha se të drejtat në Maqedoninë e Veriut nuk duhet të varen nga numrat.

“Janë përralla deklarimet se shqiptarët janë nën 20%”, kështu u shpreh Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ndërsa iu referua regjistrimit të popullsisë, ku theksoi se të drejtat e vendit të tij nuk duhet të varen nga numrat.

I ftuar në emisionin ‘200’, Pendarovski tha se do të kërkojë nga të gjithë partitë politike në pushtet dhe opozitë të mos shohin numrat 3% apo 5% por të drejtat të garantohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të drejtat duhet të garantohen pavarësisht numrit. Atëherë mund të flasim për përmirësim të gjendjes”, tha mes tjerash Pendarovski.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?