Presidenti Meta deklaron prerë: Nuk rri indiferent për zgjedhjet! Kush prek votën, burg!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi sot një takim online me përfaqësues të shoqërisë civile me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, se në një sistem demokratik, fuqia e tyre është vetëm vota e tyre. Vërejtjes së Afrim Krasniqit, kreu i shtetit iu përgjigj i vendosur se nuk do të rrijë indiferent pasi rrezikohet e ardhmja europiane e Shqipërisë.

Jemi në një klimë të jashtëzakonshme presioni dhe frikësimi që u bëhet qytetarëve, hallexhijve me qëllim paracaktimin e zgjedhjeve. Ashtu siç është bindja ime që sondazhet janë të gënjeshtërta për të justifikuar një manipulim të mundshëm apo të planifikuar. Presidenti kurrë nuk do të rrijë indiferent sepse këtu janë tronditur themelet e Kushtetutës. Këtu është lënë Shqipëria pa gjykatë Kushtetuese në mënyrë të qëllimshme.  

Fiksojeni në kokë, presidenti nuk do të rrijë indiferent në këtë proces zgjedhor, pasi është çështja më jetike për Sqipërinë për sot e për 100 vite që vijnë. Në 100 vite shtet kurrë nuk kemi qenë në një situatë të tillë. Jemi prapa Serbisë, 8 vjet prapa për çeljen e negociatave.      

Pranoj vërejtjen tuaj, por presidenti ka thënë nëse kjo shumicë aktuale konfirmohet pa prekur votën e popullit, presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Nuk ka asnjë shqetësim. Le ta dinë të gjithë. Unë jam president, që nuk u jam trembur kurrë zgjedhjeve.

Edhe dy vjet më parë e kam thënë kjo krizë zgjidhet me zgjedhje. Por ama të dhunosh vullnetin shqiptar nuk ka më ku të shkojë e ku të rrijë sepse e dimë shumë mirë se çfarë mund të humbasë Shqipëria dhe e dimë shumë mirë sa faktorë janë që mund të minojnë të ardhmen europiane.  Për presidentin ka rëndësi që vota e qytetarëve dhe vota e presidentit të jetë e barabartë”,- tha Meta.

SHKARKO APP