Presidenti Meta: Duhen mirëpritur të gjitha propozimet për përballimin e situatës
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i bën thirrje qeverisë të mirëpresë e studiojë me përgjegjshmëri të gjitha propozimet konstruktive që i vijnë për përballimin e situatës ekonomike dhe sociale të krijuar pas përhapjes së koronavirusit.
“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. ??”, shkruan kreu i shtetit në Facebook.