Presidenti Meta e pret në takim, Rama kafe me votuesit
Aktualitet E Hënë, 27 Shtator 2021 09:13
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit në Presidencë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, tha se pret në takim deri në orën 13:00 edhe kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit po zhvillon një takim me banorët e njësisë administrative nr.4 në Tiranë. Ky është takim i përhershëm që kreu i qeverisë ka bërë me banorët e njësive administrative në kryeqytet në kuadër të fushatës elektorale. Nuk dihet nëse Rama do të shkojë në Presidencë.
KOHA JONË SONDAZH

