Presidenti Meta: Është detyrë urgjente! Demokracia nuk mund të sajohet

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka publikuar një analizë të Prof. Dr. Bajram Hysa, për të cilën thotë se i bën të gjithë të reflektojnë.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka shkëputur një pasazh, për të transmetuar thelbin e mesazhit që kërkon të japë.

Në vijim postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Desktop Reklama

Një analizë e shkëlqyer e Prof.Dr.Bajram Hysa, që na fton për reflektim të gjithëve:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Demokracia nuk mund të sajohet. Demokracia kërkon energjinë e të rinjve, ndryshe ajo zvetënohet.

Pa një pjesëmarrje aktive të popullsisë në tërësi dhe të të rinjve në veçanti, demokracia do të mbetet e mangët dhe e brishtë. Kjo është një detyrë urgjente.

Vetëm kështu ata do të luajnë plotësisht rolin e tyre si qytetarë. Vetëm kështu ata do t’i gëzohen lirisë dhe dinjitetit. Por që të realizohet kjo, duhet të funksionojë edukimi.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?