Presidenti Meta firmos nga Stambolli “fermanin” për Bajram Begaj

Para pak minutash Presidenti Meta firmosi “fermanin” për Bajram Begaj. Falë e-albania e në mungesë te “Air Albania” pasi u refuzua nga Presidenti që ti çonin avionin charter, sapo u dha miratimi nga Ilir Meta për heqjen e gradës gjeneral major për kandidatin për President.

“Fermani” u nis nga “Porta e Lartë” dhe sapo hyri në zyrën e shefit të qeverisë.

Tani ish-gjenerali bëhet President pasdite.

“LIVE nga Stambolli – Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të Gjeneralmajor Bajram Rushit Begaj”, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Pas kësaj festa ka filluar në PS, duke tundur dekretin dhe pritur se mos ndonjë deputetët e Saliut voton sot te dhoma e fshehtë për kandidatin e Ramës.

SHKARKO APP