Presidenti Meta uron përvjetorin e lindjes, Ismail Kadaresë: Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka uruar 85-vjetorin e lindjes, gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë.
Në një mesazh në Facebook, kushtuar Kadaresë, Presidenti Meta shprehet se Ismail Kadare është shprehësi më i jashtëzakonshëm i kombit shqiptar.
Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta:
Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare, gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar, që si askush tjetër dite t’u japësh përmasa universale duke na bërë krenar të gjithëve.
Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë.
Në këtë datë të shënuar për Ju, u bashkohem sot urimeve më të ngrohta të familjes së dashur Kadare dhe mbarë kombit shqiptar, për të pasur shëndet e jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në krijimtarinë Tuaj të shkëlqyer letrare! 💐📚🇦🇱
Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare, gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit,…
Posted by Ilir Meta on Wednesday, January 27, 2021