Presidenti Meta: Janë rritur çmimet ushqimeve, shërbimet e transportit dhe shpenzimet familjare për shëndetësinë
Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ shkruan se buxheti i vitit 2022 është antisocial.
Sipas Metës me këtë buxhet nuk ka rritje për ndihmën ekonomike, pensionet në fshat apo qytet, ndërsa thekson se janë rritur çmimet me 4.5%.
Postimi i Metës në Facebook:
“Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.
Janë RRITUR:
Çmimet e ushqimeve 4.5%;
Shërbimet e transportit 6.9%;
Shpenzimet familjare për shëndetësinë 28%.
Qeveria ZERO rritje reale për:
Ndihmën ekonomike;
Pensionet në fshat dhe qytet;
Pagat për 71% të administratës.