Presidenti Meta kërkesë Blendi Fevziut: Ma sill Edi Ramën në debat, në përballje para shqiptarëve

Presidenti Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se ishte gati të ballafaqohej me kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv.

“Ma sill Edi Ramën në debat, në përballje para shqiptarëve”,- i tha kreu i shtetit moderatorit, Blendi Fevizu.

Kreu i shtetit, Ilir Meta deklaroi sot në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama ka nevojë për kontroll mjekësor.

“Rama është një i çmendur psiqik që e di e gjithë Shqipëria. Kartela e tij mjekësore është publike. E ftoj të bëjmë të dy një kontroll mjekësor për shëndetin mendor dhe përdorimin e drogës”,- tha Presidenti Meta.

Deklaratat e kreut të shtetit për kryeministrin vijnë pas deklaratave jo etike që kryeministri ka bërë ndaj kreut të shtetit.

Presidenti Ilir Meta komentoi sot në emisionin “Opinion” edhe largimin nga LSI të ish-deputetit Shkëlqim Selami, i cili sot militon në radhët e PS.

“Çim Selami hyri në LSI si djalë sportist, por nuk na tha që ishte me të kaluar kriminale. Kur doli ligji i dekriminalizimit më kërkoi që të mos ta përjashtoja, por LSI nuk i kishte asnjë detyrim këtij individi të kriminalizuar që e kishte mashtruar partinë për të kaluarën e tij. Është një fytyrë ordinere, që e njeh gjithë Vlora për veprimtarinë kriminale dhe nuk ja vlen më asnjë sekondë të merrem me këtë ordiner si Selam Çimka”-, deklaroi Presidenti Meta.

Presidenti Ilir Meta denoncoi në emisionin “Opinion” me emra zyrtarët që po kërcënojnë qytetarët në Durrës me paratë e marra nga aferat qeveritare.

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë të gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratorëve, anëtarët e se cilës janë sot kandidatë të Rilindjes në Durrës, po kërcënojnë djemtë dhe vajzat e Durrësit. Në krye qëndron ish-ministri i LSI që sot kandidon për Rilindjen. Këta mafioze po bëjnë fushate në Durrës me paratë e inceneratorëve. Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- tha kreu i shtetit.

SHKARKO APP