Presidenti Meta: Koncesioni i Rinasit, rast flagrant i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të reflektojnë për koncesionin e Rinasit dhe të anulojnë marrëveshjen.
Në një mesazh publik, kreu i shtetit shprehet se sot ka kthyer kontratën e koncesionit, pasi reaulton se është një akt i pastër i kapjes së shtetit nga sekti në pushtet.
Mesazh i Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta:
Çkapja e shtetit është nevojë ulëritëse për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të ndalur shpopullimin e saj.
Demokracia është kontrolli i sovranit mbi të zgjedhurit dhe jo zgjedha e oligarkisë mbi qytetarët dhe dhunimi i të drejtave të tyre kushtetuese.
Dëshmova sot përballë qytetarëve të Republikës një rast flagrant të kapjes së shtetit nga sekti në pushtet me urdhër të Kryeoligarkut në pushtet, që ka kapur çdo institucion publik dhe tmerrohet nga zgjedhjet e lira dhe rivendosja e llogaridhënies demokratike.
U bëj thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për këtë koncesion sa më parë!

https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-kthen-koncesonin-e-aeroportit-nene-tereza-korrupsion-ligjor-ne-kuvend-dhe-ne-qeveri/

SHKARKO APP