Presidenti Meta kujton ditëlindjen e Dritëro Agollit: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kujtuar ditëlinjden e shkrimtarit tonë të madh, Dritëro Agolli.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Meta thotë se Dritëro Agolli “do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij”.

Ndër të tjera, në postimin e tij Presidenti Meta jep edhe një mesazh të fortë për situatën politike në vend, teksa thotë se “kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë i Presidentit Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

Dritëroi ynë dritëron gjithmonë!

Thellësia e mendimit, këshillat e mençura, forca e karakterit, urtësia, e në veçanti kurajoja për t’u ballafaquar me padrejtësinë janë një pasuri e madhe që ai na la të gjithëve, së bashku me kryeveprat artistike, ngahera aktuale, frymëzuese dhe shumë të dashura.

Dritëroi ishte një derë e hapur ku gjeje një mik të mençur e të gjendur. Ai ishte dhe do të mbetet i të gjithëve, prezent në çdo kohë me idetë e tij, në art, kulturë, letërsi dhe politikë, sepse forca e talentit, karakterit dhe fuqia e mendimit i buronte nga populli dhe madhështia e të qenit në radhë të parë njeri modest dhe i thjeshtë, pranë halleve e problemeve të bujkut, fermerit, punëtorit dhe shqiptarit patriot, gjithmonë i pari për t’u “përleshur” me padrejtësinë, arrogancën, megalomaninë, burokratizmin dhe presionet e pushtetit.

E kush do ta mendonte se “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” do të ishte edhe sot kaq prezente si fabul në administratën shtetërore, ku ende e gjen edhe Zylon edhe Demkën.

Sot në ditën e tij të lindjes, Dritëroi na mungon fizikisht të gjithëve. Por ai do të jetë përherë i gjallë midis nesh, në çdo raft librash, në kujtimet e paharruara që la pas dhe në çdo këshillë të vyer që na dha ne miqve të tij!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?