Presidenti Meta: Kush bën presion me bukën e gojës për votën, ai është armiku juaj

Një nga pyetjet për Presidentin Ilir Meta nga gazetarët ishte: Ju keni folur për vjedhjen e votës në 25 prill. A keni ju informacione për tentativa të ndryshe për prekjen e votës së qytetarëve? Kreu i shtetit, tha se kush kërkon të blejë votën e shqiptarëve është armik.

”Të gjithë i keni informacionet, unë kam edhe më shumë se ju. Do të marr masat e mia në respekt të kushtetutës dhe në respekt të transparencës me publikun, por shqiptarët duhet të jenë të bindur që vullneti i tyre do të numërohet dhe unë jap garanci si president dhe gjithë populli do të jetë garant për mbrojtjen e votës së vet. Kush ju bën presion me bukën e gojës, me vendin e punës dhe kërkon t’u blejë sa një dele, sa një dhi apo sa një lopë, ai është armiku juaj, nuk mund të jetë deputeti apo kryeministri juaj, sepse kërkon të shkatërrojë votë, si të vetmen fuqi që ka qytetari në demokraci”.

SHKARKO APP