Presidenti Meta: Largimi i trurit dhe rinisë, plagë e madhe për vendin. Të ndalim shpopullimin tani!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me raportin e Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtar në Vjenë, që e rendit Shqipërinë ndër vendet me rrjedhjen më të lartë të trurit në rajon.

Kreu i Shtetit thotë se largimi i rinisë është një plagë e madhe për vendin, ndaj ky fenomen duhet të ndalet sa më parë.

Shqipëria ka nevojë për “fitim të trurit” dhe jo “ikje të trurit”, shkruan Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta

Swiss Digital Mobile Reklama

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.
Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç.
Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit.
Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë.
Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual.
Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!
KOHA PËR TË NDALUR SHPOPULLIMIN ËSHTË TANI! 🇦🇱

Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin.
Një tjetër institucion prestigjoz, Instituti për…

Posted by Ilir Meta on Wednesday, March 31, 2021

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?