Presidenti Meta lexon vargjet e Fishtës në Koplik: O Perëndi, a e ndjeve? Tradhtarët na lanë pa Atdhe!

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përkujtimit të 100-vjetorit të Luftës së Koplikut dhe vlerësimin e 77-të Dëshmorëve të Atdheut që kanë dhënë jetën në këtë betejë.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit ka folur për rëndësinë që ka vlerësimi i figurave historike, aktiviteti i të cilëve ka qenë vendimtar në momente të ndryshme të historisë së kombit.
Kreu i shtetit iu është përgjigje dhe akuzave fyese nga selia e PS dhe kryeministri, që e kanë kritikuar ata për dhënien e dekoratave. “Me heronjtë nuk mund të tallesh. Historia është e shenjtë, kështu që të mos marrin nëpër gojë as heronjtë dhe dekoratat.”,- tha Meta.
Kreu i shtetit iu përgjigj akuzave të Edi Ramës me poezinë e njohur të At Gjergj Fishtës për tradhtarët e kombit.
“..O Perendi, a ndjeve,
tradhtarët na lanë pa Atdhé,
E Ti rrin e gjuen me rrufé,
lisat n’për male kot?…”,
Bjeru tradhtarëve”,– ishin vargjet që recitoi kreu i shtetit në Koplik.
KOHA JONË SONDAZH

