Presidenti Meta me fëmijët e fshatit Vajzë pranë bustit të heroit Rexhepi: Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bashkë me fëmijët e fshatit Vajzë ka kryer nderime tek busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thotë se ‘Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920.

Presidenti Ilir Meta deklaroi se brezat e rinj duhet njohin dhe vlerësojnë epopenë e lavdishme të kombit dhe se gjaku i heronjve nuk bëhet ujë.

“Përballë bustit të poetit atdhetar Ali Asllani në Vajzë qëndron edhe busti i Heroit të Popullit, Perlat Rexhepi, i cili bashkë me dy shokët e Tij, Jordan Misjen dhe Branko Kadinë bënë epopenë e Tre Heronjve të Shkodrës, një prej ngjarjeve simbol të Luftës Antifashiste. Ndërsa Besëlidhja e Mesaplikut ishte frymëzuese edhe për epopenë e Luftës së Vlorës në 1920, padyshim që kjo e fundit ishte frymëzuese për Perlat Rexhepin dhe gjithë heronjtë e tjerë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit. I lumtur të shikoja edhe fëmijet e Vajzës në këtë ceremoni nderimi. Gjaku i heronjve nuk do të bëhet ujë”,- shprehet kreu i shtetit.

SHKARKO APP