Presidenti Meta, mesazh qytetarëve: Ndëshkoni ata që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria
Presidenti i Republikës, Ilir Meta u është drejtuar qytetarëve më një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit. Presidentit Meta ka përshëndetur qëndrimin e Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë për mos shitjen e votës dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ndëshkojnë këdo që tentojë të blejë votën e tyre.
Mesazhi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta
NDËSHKONI ATA, QË DUAN TË BLEJNË VOTËN TUAJ DHE T’JU PËRZËNË FËMIJËT NGA SHQIPËRIA, ATDHEU YNË I BEKUAR! 🇦🇱
E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore tё Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.
I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj!
Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg! 🇦🇱
KOHA JONË SONDAZH

