Presidenti Meta në Palermo: Gjuha arbëreshe një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në vijim të qëndrimit në Itali është pritur nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror.

Teksa ka ndarë momente nga takimi, në facebook kreu i shtetit thekson se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

”Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh”.

Postimi i plotë

Shumë i lumtur të vizitoj për herë të parë Palermon, ku pata kënaqësinë e veçantë të mikpritesha nga Presidenti i Asamblesë Rajonale të Siçilisë, z.Gianfranco Miccichè, në Pallatin Mbretëror.

Zhvilluam një bisedë të hapur dhe tepër të ngrohtë, gjatë së cilës theksova nevojën e miratimit të një ligji të posaçëm për mbrojtjen e pakicave gjuhësore krahinore, veçanërisht për faktin se gjuha arbëreshe është një vlerë dhe pasuri e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike.

Një marrëdhënie e privilegjuar e Shqipërisë duhet të artikulohet gjithashtu me Rajonin e Siçilisë, si një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet me vendin ku jeton edhe një pjesë e rëndësishme e komunitetit tonë të dashur arbëresh.

I dhurova z.Miccichè një bust të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, simbol edhe të identitetit tonë të përbashkët europian.

SHKARKO APP