Presidenti Meta nuk shkarkohet, propozohen ndërhyrje në Kushtetutë
Kuvendi miraton sot raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga Presidenti i Republikës. Ulsi Manja po lexon raportin e komisionit hetimor.
“Presidenti ka vetëm detyrën të caktojë datëm e zgjedhjeve.. këtu e mbaron detyrën e tij”.
Në konkluzionet e raportit të Komisionit thuhet se nuk ka shkaqe të forta për shkarkimin e kreut të shtetit por proppozohen ndërhyrje në Kushtetutë për të qartësuar kompentencat e presidentit si dhe përfshirjen e një mekanizmi zhbllokues në raste të mosveprimit.