Presidenti Meta nuk shkarkohet, Vasili: Kuvendi u vendos në shërbim të Ramës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta është një vendim i vonuar.

Ai shtoi se asnjëherë vendi nuk ka pasur një moment kaq të rëndë, ku Kuvendi u vendos në shërbimin personal të kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, Vasili tha se në qëndrimi i Presidentit Ilir Meta ishte mbrojtja e integritetit të votës.

”Procesi i vendimmarrjes nuk ka orë. Thelbi i çështjes është që vendimi ishte i vonuar, këtë duhet ta pranojmë. Që në fillim të korrikut të gjitha palët dhanë shpjegimet. Në historinë tonë nuk kemi një moment kaq të rëndë ku parlamenti në dhunim të gjithçkaje vihet në shërbim personal të kryeministrit të vendit. Asnjë nuk mund të harrojë që ky parlament i mbaruar, i shpërndarë mori në dhunim të çdo procedure me patjetër ta bëjë këtë punë”,- tha Vasili në ”News 24”.

SHKARKO APP