Presidenti Meta përkujton 7 prillin 1939

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar sot 7 prillin 1939, duke e quajtur një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë. Presidenti Meta shkruan se sot është një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye heroin Mujo Ulqinakun.

MESAZHI I PRESIDENTIT META
🇦🇱 Përkujtojmë sot një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, 7 prill 1939, ditën e kthimit të mikut më të ngushtë në armikun më të pabesë ndaj lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit të vendit tonë.
Sot është edhe një ditë nderimi për fillimin e Rezistencës Antifashiste të patriotëve tanë, me në krye Heroin Mujo Ulqinaku, që në ato momente të errëta, i dolën për zot Atdheut, duke i qëndruar besnik betimit mbi Flamurin Kombëtar për të mos kursyer as jetën e tyre.
Dëshmorët e Atdheut, që ranë në këtë ditë, janë edhe frymëzuesit e gjithë asaj Rezistence të mëpasshme, deri në Çlirimin e plotë të vendit, që e rreshtoi Shqipërinë në anën e duhur të historisë.
Çdo kohë dhe periudhë historike ka heronjtë e saj dhe ky truall ka lindur dhe do të rritë gjithmonë heronj, për të mbajtur gjallë amanetin e të parëve tanë brez pas brezi, në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, sovranitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?