Presidenti Meta përkujton Hilmi Haradinajn

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përkujtuar sot në ditën e lindjes, babain e komandanëve të familjes Haradinaj, të ndjerin Hilmi Haradinaj.

”Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur”,-shkruan Meta në facebook.

SHKARKO APP