Presidenti Meta poston foton e rrallë: Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo shqiptari! Shqipëria si gjithë Europa

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka postuar një foto të rrallë të shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku shqiptarët nisën një jetë të re në liri.

Në një mesazh në Facebook, Presidenti Meta shprehet se “hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë” dhe pikërisht pas 30 vitesh “presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që, për Shqipërinë Europiane, jo vetëm flet por edhe punon“.

Postimi i plotë i Presidentit Meta

Kjo foto është shkrepur 30 vjet më parë brenda Ambasadës gjermane në Tiranë, ku rreth 3200 shqiptarë nisën një jetë të re në liri. Hapja e dyerve të Ambasadës gjermane goditi në zemër diktaturën më të egër në Europë.
30 vite më pas, në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore duhet të përmbushim sa më parë të gjitha kushtet, që të nisim negociatat e anëtarësimit me BE gjatë Presidencës gjermane. ????
Presidenca gjermane e BE është një mundësi e shkëlqyer, dhe një sprovë e vërtetë për çdokënd që për Shqipërinë Europiane jo vetëm flet por edhe punon.
Mirënjohje të gjithë shqiptarëve që me guximin e tyre 30 vite më parë i dhanë Shqipërisë një drejtim të ri. Koha për të përmbushur ëndrrën e çdo qytetari: Shqipëria si gjithë Europa. ????
Koha për kthimin e shqiptarëve në vendin e tyre. ??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3131629640216621

 

SHKARKO APP