Presidenti Meta publikon foton me Baba Mondin dhe uron besimtarët bektashinj: Shëndet e mbarësi në familjet tuaja!
Me rastin e ditës së Hashures, Presidenti Ilir Meta përcjell urimet e tij për të gjithë besimtarët bektashinj.
Presidenti publikon një foto krah kryegjyshit botëror, Baba Mondi, dhe thekson se Dita e Ashures është simboli i sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit!
“Urime të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashianë dhe popullin shqiptar: Gëzuar Festën e Ashures, simbolin e sakrificave në emër të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe besimit! Shëndet të mirë dhe mbarësi në familjet tuaja! 🇦🇱”, shkruan Meta.