Presidenti Meta publikon videon e elozheve të Ramës dhe ka për të një apel publik
Vijojnë replikat në distancë, mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama
Teksa publikon një video të elozheve të kryeministrit Rama vite më parë, Meta i bën apel kreut të Qeverisë që të respektojë marrëveshjen e 5 Qershorit duke iu lutur që t’i hapë listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.
“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët”,- shkruan Presidenti Meta në reagimin e tij.
Lexoni edhe…