Presidenti Meta reagon për miratimin e rezolutës në Kuvend: Solidaritet me popullin ukrainas në betejën heroike për liri

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur miratimin nga Kuvendi të rezolutës që dënon sulmin e Rusisë kundër Ukrainës.

Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit shpreh solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet e Ukrainës në përpjekjen e tyre heroike për liri.

Postimi i Ilir Metës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përshëndes miratimin unanim të Rezolutës kundër agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës, nga Kuvendi i Shqipërisë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Si vend anëtar i NATO, vend kandidat i BE, anëtar jo i përhershëm i KS të OKB, dhe me qëllimin e mbizotërimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Europë, rajon e më gjerë, shprehim solidaritetin e plotë me popullin dhe institucionet demokratike dhe legjitime të Ukrainës në përpjekjet e tyre heroike për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?