Presidenti Meta rishpall për herë të tretë thirrjet për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese
Presidenti Ilir Meta ka rishpallur për herë të tretë thirrjet për plotësimin e e vendit vakant si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit përpara kohës të mandatit të ish gjyqtarit Besnik Imeraj.
Në njoftim thuhet se nga 15 kandidatë që shprehën interesin për konkurrim, në përfundim të procedurave të verifikimit të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore të kandidimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shqyrtoi dhe lejoi kandidimin vetëm për 2 kandidatë, konkretisht Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.
Ndërsa afati i ri për të dërguar aplikimet me dokumentacioni e nevojshëm është data 14 tetor 2020.