Presidenti Meta: Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor, traditë e njohur tashmë. Bosët e vërtetë nuk preken kurrë
Presidenti Ilir Meta, përmes një statusi në Facebook, thotë se “Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara”.
Teska ka publikuar edhe e Pëllumb Nakos, kreu i shtetit shkruan se “Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.”
Postimi i plotë i Presidentit Ilir Meta
Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.
Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.
Ndaj ky artikull meriton vëmendje të posaçme.